“Seria A do të pezullohet me rastin e parë të coronavirusit”
Coronavirusi mund të bëjë që Seria A të ndalet përfundimisht. Paralajmërimin e ka dhënë presidenti i FIGC (federatës italiane) duke bërë të qartë se situata mund të rëndohet edhe më tej, edhe pse ndeshjet po luhen me dyer të mbyllura.
“Në rast se një futbollist rezulton pozitiv ndaj coronavirusit, nuk mund të përjashtojmë mundësinë që të pezullohet kampionati. Janë hipoteza të cilat nuk mund t’i parashikojmë dot.
Duhet të jemi realist, rreziku është real. Do të marrim të gjitha masat e nevojshme. Duhet respektuar parimi i shëndetit të të gjithëve, shpresoj që të mund të luajmë të paktën me dyer të mbyllura”, deklaroi numri një i federatës italiane. /R.Lika-Koha Jone/