Seria A e bashkuar për rifillimin e sezonit, përveç dy skuadrave
Lega Seria A po punon e bashkuar me qëllimin për mbyllur sezonin, teksa vetëm Torino dhe Brescia për momentin janë kundër rifillimit të kampionatit.
Në asamblenë e zhvilluar nga liga e futbollit këtë të martë është miratuar me votë unanime nga 20 klubet e Serie A që sezoni futbollistik 2019-2020 të shkojë deri në fund, gjithmonë nëse qeveria lejon rifillimin e aktiviteteve sportive përfshirë edhe futbollin.
“Rifillimi i aktivitetit sportiv do të zhvillohet në përputhje me indikacionet e FIFA dhe UEFA, me vendimet e FIGC, si dhe në përputhje me protokollet mjekësore mbrojtja e lojtarëve dhe të gjithë profesionistëve”, reagoi FIGC.