Seria A jep sot vendimin për fatin e këtij sezoni

Seria A pritet të njohë qëndrimin zyrtar në lidhje me fatet e këtij sezoni. Nëpërmjet një video-konference në orën 18:30, qeveria italiane dhe krerët e ligave të futbollit në Itali do të diskutojnë për datën e rikthimit.

Kampionati kërkon 13 qershorin për rinisjen e kampionatit, por duke qenë që eventet sportive janë bllokuar deri më 15 qershor në Itali, data e pritshme pritet të jetë ajo e 20 qershorit.

Skuadrat do të kenë në këtë mënyrë 4 javë të tjera kohë për t’u përgatitur siç duhet. 17 qershori mund të shfrytëzohet për Kupën e Italisë ose rikuperimin e javës së 25, në të cilën kanë mbetur 4 takime pa u zhvilluar.

SHKARKO APP