Seria A kampionati më spektakolar në Europë, La Liga më i mërzitshmi
Është një kohë e trishtë për futbollin spanjoll, pasi nuk është më kampionati ku shënohen shumë gola. Statistikat e këtij sezoni tregojnë se kampionati kryesor në Spanjë është në nivelin më të ulë nga ligat kryesore në Europë. Seria A, Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1 rezultatet 5-2, 3-3 apo 4-2 janë kthyer të zakonshme, ndërkohë që në Spanjë mbizotëron 1-0 apo 0-0.
Ndryshimi më i madh ka ndodhur në Seria A. I cilësuar si kampionati me mbrojtjen e hekurt, tashmë është kthyer në shtëpinë golave. Në kampionatin italian është një mesatare prej 3.41 gola për ndeshje në sezonin 2020/21. Më pas vjen Bundesliga, me një mesatare prej 3.21 golash për ndeshje.
Në vendin e tretë qëndron premier League me 3.14 gola për ndeshje, përpara Ligue 1 me 2.82 gola për ndeshje. Në vendin e pestë është La Liga me 2.41 gola për ndeshje, një gol më pak se Seria A. Mesatarja në Spanjë është më e keqja që nga sezoni 2008/09, ndërkohë që në sezonin e fundit ka mbizotëruar prirja e shënimit të më pak golave.
Në skuadrat europiane, Bayern Munich është skuadra që dhuron më shumë spektakël me thuajse 4 gola për çdo ndeshje, më saktësisht 3.85. Në Itali, ka deri më tani 8 skuadra me mesatarisht më shumë se dy gola për ndeshje. Atalanta dhe Sassuolo njihen si dy ekipe spektakolare me 2.6 gola për ndeshje, të ndjekur nga Napoli me 2.52 për gola për ndeshje.
Në Spanjë mesataren më të lart ka Atletico Madrid me 2.42 gola për ndeshje, Sociedad me 2.22 dhe Barcelona 2.14 gola për ndeshje. Reali nuk shkon më shumë se shifra e 1.7 golave për ndeshje si mesatare. Sa i përket shanseve për shënim, në Europë udhëheq Bayerni me 7.57 raste për ndeshje, e ndjekur nga Napoli me 6.8 dhe Paris Saint Germain me 6.7. Në Spanjë Barcelona mbetet në krye të listës me 6 raste për ndeshje. /Rozalb Lika-Koha Jone/