Seria A, kryeson ekipi që sezonin e kaluar rrezikoi rënien nga kategoria
Seria A ka një lider që askush nuk e priste. Pas përfundimit të javës së katërt, ndërkohë që të gjithë prisnin emra si Inter, Juventus, Milan apo Napoli në kryesim, në fakt renditjen e udhëheq e vetme Udinese.
Skuadra e cila shpëtoi nga rënia në Serinë B vetëm në javët e fundit të sezonit të kaluar, nën drejtimin e Runjaic ka siguruar 3 fitore e një barazim në këto 4 javë, aq sa duhen që në kuotën e 10 pikëve të jetë ajo e vetme në majën e tabelës.
Vendi i parë u sigurua të hënën me fitoren 3-2 në fushën e Parmës. Vendasit ishin në avantazh të dyfishtë pas golave të Del Prato dhe Boni, por gjithçka ndryshoi në pjesën dytë kur fillimisht Lucca e më pas Thauvin me dy gola përmbysën rezultatin në 3-2 për bardhezinjtë.