Seria A me rregull të ri, ndeshje shtesë për titull nëse dy ekipe e mbyllin në barazim pikësh
Kalendari i sezonit të ardhshëm të Serie A, që starton në 13 gusht 2022 dhe përfundon në 4 qershor 2023, do të zyrtarizohet në 24 qershor. Nuk pritet të mungojnë as ndryshimet.
Në mbledhjen e fundit të këshillit të Lega Serie A klubet kanë vendosur që ti kërkojnë FIGC, që në rast se dy skuadrat mbyllin kampionatin në kuotë të barabartë pikësh, titulli të vendoset në një ndeshje shtesë.
Nuk kanë më vlerë takimet direkte dhe golavarazhi, por do të luhet një ndeshje shtesë për të vendosur titullin apo rënien nga kategoria. Për të vendosur skuadrat që do të kualifikohen në Kupat e Europës do të përdoren rregullat e vjetra. Ashtu si sezonin e kaluar, kalendari do të vazhdojë të jetë asimetrik: faza e dytë do të jetë ndryshe nga ajo e parë.
KOHA JONË SONDAZH

