Seria A mund të rifillojë më 20 maj, ja kalendari i mundshëm

Në pritje të lajmeve pozitive nga pandemia e Covid-19 në Itali, drejtuesit e Federatës Italiane po studiojnë planet për rifillimin e Seria A. Një hipotezë e mundshme është rifillimi më 20 maj me javën e 25-të, ndërkohë që më pas do të kemi një tur force, me ndeshje çdo tri ditë, për ta mbyllur kampionatin më 2 korrik dhe për t’i lënë hapësirë kupave europiane.

Asambleja e fundit e Legas vendosi që rifillimi do të bëhet kur të garantohen kushtet sanitare. E mërkura e 20 majit duket data më e afërt, ndërkohë që stërvitjet duhet të fillojnë dy javë përpara.

Kalendari hipotetik i Seria A

20 maj  – rikuperohet java e 25-të

23-24 maj  – java e 27-të

27-28 maj  – java e 28-të

30-31 maj  – java e 29-të

3-4 qershor – java e 30-të

6-7 qershor – java e 31-të

10-11 qershor  – java e 32-të

13-14 qershor  – java e 33-të

17-18 qershor  – java e 34-të

20-21 qershor  – java e 35-të

24-25 qershor  – java e 36-të

27-28 qershor – java e 37-të

1-2 korrik  – java e 38-të

SHKARKO APP