Seria A rifillon sezonin në qershor, ja plani konkret në Itali

Seria A ka gati një plan konkret për rinisjen e sezonit me miratimin edhe të qeverisë. Kështu, më 4 maj parashikohet të nisë stërvitja individuale, ndërsa për rikuperimin në grup duhet pritur 18 maji, natyrisht me të gjitha masat e nevojshme.

Sa u përket ndeshjeve, ideja është që kampionati të nisë mes 10 dhe 12 qershorit me dyer të mbyllura. Ky është plani i konceptuar nga Liga A, që ka marrë edhe miratimin e qeverisë së Kryeministrit Conte.

Megjithëse për rifillimin e kampionateve, kryeministri u kufizua në specifikimin: “Ministri Spadafora po punon me komponentë të ndryshëm për të kuptuar nëse ekziston një mundësi për të rifilluar kampionatet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet e Serisë A po organizohen në bazë të këtij plani. Klubet tashmë u kanë dërguar sinjal futbollistëve të kthehen në bazë. Ata që janë larguar nga vendi do të duhet të respektojnë katërmbëdhjetë ditët e karantinës të kërkuara me ligj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së shpejti duhet të përcaktohet një kalendar, që do të lejojë që kampionati të mbyllet deri në korrik dhe më pas të lërë hapësirë ​​për Champions dhe Europa League. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë një Serie A e ndezur, me ndeshje çdo tri ditë dhe me dyer të mbyllura.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?