Serie A gjithnjë e më “e huaj”/ 69.1% lojtarë jo italianë, klubet drejtohen nga tregu ndërkombëtar

Futbolli italian po përjeton një transformim të dukshëm. Sipas një analize të publikuar nga La Gazzetta dello Sport, përqindja e lojtarëve të huaj në Serie A ka arritur në 69.1%, një rritje e ndjeshme krahasuar me 55.2% në sezonin 2017/2018.

Ky trend e vendos kampionatin italian ndër më të “ndërkombëtarizuarit” në Europë, duke u tejkaluar vetëm nga Premier League dhe kampionati portugez, i njohur tashmë si një ligë tranziti për talentet.

Një nga arsyet kryesore të këtij fenomeni lidhet me mekanizmat financiarë të brendshëm, veçanërisht me sistemin e ashtuquajtur “dhoma e kompensimit”. Në Itali, transferimet mes klubeve vendase kalojnë përmes ndërmjetësimit të ligave dhe kërkojnë garanci financiare, si fidejussione bankare ose sigurimi, për klubet që kanë balancë negative në treg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky proces, i lidhur me rregullat e FIGC, konsiderohet i kushtueshëm dhe kompleks, pasi shpesh shoqërohet me komisione shtesë dhe kundër-garanci, si pengje mbi llogari bankare apo pasuri të paluajtshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë, shumë klube, sidomos ato me pronarë të huaj, preferojnë të operojnë në tregun ndërkombëtar, ku kushtet e pagesës janë më fleksibile dhe më pak burokratike. Ndryshe nga Italia, edhe vende me sisteme financiare të avancuara si Franca apo Gjermania nuk aplikojnë procedura kaq të ndërlikuara.

Shifrat e merkatos e konfirmojnë këtë tendencë: vetëm 68 transferime të përhershme janë realizuar mes klubeve italiane, ndërsa plot 108 janë kryer me klube të huaja.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?