Serie A kërkon datën 9 maj për rifillimin e ndeshjeve, pritet vendimi i UEFA-s
Klubet e kampionatit italian të Serie A diskutuan ditën e sotme në një konferencë për masat që do të ndërmerren për rifillimin e ndeshjeve.
Në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet i gjithë globi me pandemin ë COVID-19, në itali u vendos data 9 maj, si datë përfundimtare për rifillimin e kampionatit.
Nëse do të rifillojë në maj, atëherë kampionati do të shtyhet më tej se 30 qershor.
Sipas asaj që diskutohet, data e fundit të Serie A mund të vendoset në mes të korrikut.
Por nje vendim përfundimtar do të jepet nga UEFA gjatë një takimi që do të zhvillohet nesër.
20 skuadrat e Serie A janë të mendimit që të përfundojmë sa më shpejt kampionatin pa dashur ta anulojnë atë.