Serie A, mbi 72 mijë tifozë të Milanit mbushin stadiumin

Milan dhe Salernitana luajnë sot në 20:45 në “San Siro” për javën e 26-të në Serie A. Përballja e sotme pritet të ketë më shumë se 72 mijë tifozë në stadium, me kuqezinjtë që do kenë një mbështetje si askush tjetër në Serie A, kjo edhe për shkak të kapacitetit të stadiumit.

Në Itali e quajnë “efekti i Champions League”, një përgjigje e qartë e tifozëve të Milanit pas kalimit në çerekfinale falë barazimit 0-0 në Londër ndaj Tottenhamit.

Milani nuk kishte hyrë në tetë më të mirat e Ligës së Kampionëve që nga viti 2012, viti i humbjes ndaj Barcelonës.

SHKARKO APP