S’është vetëm Skënderbeu, edhe klube të tjera shqiptare kanë trukuar ndeshje
Skënderbeu me shumë mundësi do të dënohet rëndë nga UEFA, që ka hartuar një dosje të rëndë ndaj klubit korçare. Dënimi i parë ishte si një ngushëllim i vogël, pasi kërkesa e apelit është 10 vite dënim dhe 1 milion euro gjobë.
Ekipet e tjera shqiptare ndoshta janë “gëzuar” nga lajmi se Skënderbeu mund të mos marrë në Champions në sezonet e ardhshme. Gjithsesi ata nuk duhet të gëzohen shumë. UEFA, në një nga paragrafët e vendimit të saj ku kërkon dënimin e Skënderbeut, jep një sinjal të qartë për ekipet e tjera shqiptare.
“Një vërejtje e fundit për disa nga kundërshtarët e Skënderbeut në listën e gjatë ndeshjeve të trukuara: disa nga rivalët e Skënderbeut në kompeticionet shqiptare janë gjithashtu nën akuzë për trukim ndeshjesh. Megjithatë, fokusi i hetimit aktual është Skënderbeu”, – shkruhet në raport. Kjo do të thotë se llumin e futbollit shqiptar nuk e krijoi vetëm Skënderbeu, por edhe skuadrat e tjera. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

