Sesko gjithnjë e më pranë United, por Newcastle nuk është dorëzuar!
Merkatoja e verës ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe një nga emrat më të përfolur të momentit është ai i Benjamin Sesko. Sulmuesi 21-vjeçar që aktivizohet te RB Leipzig është bërë objekt dëshire për dy klube të mëdha të Premier League: Manchester United dhe Neëcastle.
Sipas raportimeve të fundit nga Florian Plettenberg, eksperti i merkatos në Sky Germany, të dy klubet kanë dërguar emisarë në Gjermani për të negociuar blerjen e talentit slloven. Megjithatë, Manchester United duket një hap përpara, pasi Sesko i ka dhënë përparësi ofertës së “Djajve të Kuq”.
Klubi i Old Trafford ka në dorë “match point-in” për të mbyllur marrëveshjen, por gjithçka varet nga gjetja e gjuhës së përbashkët me Leipzig, që kërkon të paktën 80-85 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Nëse bisedimet mes Manchester United dhe klubit gjerman nuk japin rezultat, Newcastle është gati të ndërhyjë fuqishëm, duke plotësuar të gjitha kërkesat financiare, si të Leipzigut ashtu edhe të vetë Sesko-s.
KOHA JONË SONDAZH

