Setien: Dje shëtisja me lopë, sot drejtoj Barcelonën dhe ju garantoj vetëm një gjë …
Quique Setien ka folur për herë të parë që nga emërimi në krye të Barcelonës, duke premtuar se do të ruajë filozofinë e klubit në “Camp Nou”. Strategu ka shpjeguar se e sheh në të njëjtën mënyrë futbollin, ndaj dhe zgjodhi këtë punë.
“Falenderoj klubin, as në ëndrrat e mia më të mëdha nuk mund ta imagjinoja se do të vija këtu. Sot është një ditë speciale për mua, i jam mirënjohës. Jam shumë ambicioz për këtë projekt dhe sfidë. Dje bëja xhiro me lopë në qytetin tim, sot do të stërvit lojtarët më të mirë në botë.
Sigurisht nuk mu deshën më shumë se 5 minuta për të pranuar këtë detyrë. Ishte surprizuese kur më telefonuan. Kurrë nuk e mendoja se do më kërkonte Barcelona, pasi nuk kam një CV shumë të gjatë. Më pëlqen filozofia këtu. Mund t’u garantojë vetëm një gjë, skuadra do të luajë mirë”, deklaroi Setien. /R.Lika-Koha Jone/