Setien hedh në gjyq Barcelonën: As nuk më njoftuan për shkarkimin!
Quique Setien ka paditur Barcelonën në lidhje me kontratën. Madje Setien i ka befasuar të gjithë në lidhje me shkarkimin duke nënvizuar se Barcelona nuk ia komunikoi asnjëherë zyrtarisht largimin nga detyra.
62-vjeçari e drejtoi Barcelonën për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar teksa mori vendin e Ernesto Valverdes ndërkohë që u pasua nga Ronald Koeman.
“Barcelona nuk më ka kompensuar, madje nuk më kanë ofruar asgjë. Ata nuk më telefonuan për të më thënë se u shkarkova si trajner”, bëri me dije Setien për “Cadena COPE”.
Humbja 8-2 ndaj Bayern Munich në çerekfinalet e Champions League vulosi shkarkimin e Setien nga stoli i Barcelonës, me këtë të fundit që e mbylli aventurën te Barça pa fituar asnjë trofe.