Setien: Jam i qetë, kam besimin e drejtuesve për të punuar!
Quique Setien nuk e ka nisur aspak mirë aventurën te skuadra e Barcelonës, teksa në fundjavë pësoi një humbje të papritur ndaj Valencias. Një disfatë që solli shumë reagime, por strategu i katalanasve në prag të ndeshjes së Kupës ndaj Leganes, është shfaqur i qetë.
“Presidenti më ka dhënë kohën e duhur, që të punoj me qetësi, siç kam bërë gjithmonë. Unë vij nga një poshtë dhe gjithmonë jam mësuar që të punoj me atë që kam dhe kjo skuadër është e gatshme që të luftojë për gjithçka.
Është e vërtet që humbja ndaj Valencias ishte e dhimbshme, por kjo nuk ndikon në punon tonë. Duhet të korrigjojmë disa gjëra, por e bëjmë këtë gjë edhe kur fitojmë. Jemi të bindur se kjo skuadër mund të luajë mirë dhe të fitojë. Ka shumë gjëra që mund ti shohim në fushë. Është një provë normale.
Merkato? Këto janë gjëra të brendshme. Kam folur për atë që duhet të bëjmë, por nuk dua ta bëjmë publike. Nëse do të vijë diku mirë, nëse jo do të jem i lumtur me këto që kam”, deklaroi Setien. /R.Lika-Koha Jone/