Setien: Messi gati për rifillimin e La Ligas, po rikuperohet dhe Suarez

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka siguruar të gjithë tifozët se Lionel Messi do të jetë gati për rifillimin e kampionatit, ndaj Mallorcas. Madje jo vetëm argjentinasi, por edhe Luis Suarez do të jetë i gatshëm.

“Ndonjë lojtar nuk është stërvitur si masë paraprake, për shkak të ndonjë kontraktimi të lehtë, por Messi është mirë dhe nuk do të ketë asnjë problem. Kalendari do të jetë shumë i ngjeshur, por unë gjithmonë preferoj ta kem Messin në fushë. Atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Suarez është në gjendje shumë të mirë, ka marrë ngarkesën e duhur në stërvitje. Ai është shumë më mirë seç e prisnim, por gjithmonë ka paqartësi pas një kohe kaq të gjatë pa luajtur”, sqaroi trajneri Setien.

SHKARKO APP