Setien: Messi largohet nga Barcelona? Nuk jam babai i askujt!

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien është përpjekur që të shmangë pyetjet në lidhje me situatën kaotike që ka përfshirë ekipin e tij pas përplasjes së hapur mes Lionel Messit dhe Abidal.

“E kemi obligim që të përqendrohemi te ndeshja kundër Athletic Bilbao-s, kjo është ajo që më intereson. Më intereson futbolli, pjesa tjetër janë situata në të cilat nuk dua të shpenzoj energji.

Më i shqetësuar nga dëmtimi i Dembele apo zemërimi i Messit? Më shqetëson Dembele, sepse është një djalosh i jashtëzakonshëm që ka punuar me shumë dëshirë, por që duhet të qëndrojë jashtë fushave për tre, katër, apo pesë muaj. Pjesa tjetër janë gjera që kalojnë dhe më pas zhduken.

Përplasja me Abidal? Leo e ka eksperiencën dhe kapacitetin për ditur atë që bën dhe atë që duhet të bëjë. Nuk jam babai i askujt, nuk ndërhyjë në jetën e Messit dhe të askujt tjetër, nuk më takon.

U pendove që i the po Barcelona? Një muaj më parë nuk kisha asnjë problem, disa probleme janë të mirëseardhura. Jeta ime nuk ka qenë kurrë e thjeshtë dhe në një klub të këtij niveli janë gjëra që ndodhin. Nuk jam nga ata që bindem thjeshtë dhe jam i bindur që do të shkojë mirë. Detyra ime është që t’i bëj lojtarët të luajnë mirë”, deklaroi Setien në konferencë për shtyp. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP