Setien: Napoli ekip i madh, por do të kualifikohemi ne!

Barcelona luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj Napolit. Skuadra katalanase do të tentojë që të kalojë në çerekfinalet e Champions League, pas barazimit në duelin e parë të luajtur në “San Paolo”. Strategu Quique Setien rrezikon vendin e punës në një dështim të mundshëm, teksa humbi kampionatin dhe Kupën.

“Nuk e kam menduar kurrë që mund të jetë ndeshje e fundit. E kem përgatitur për të avancuar ne në turin tjetër. Napoli nga ndeshja e parë, është përmirësuar, mbrohet mirë dhe të bën keq në sulm. Duhet të mbrohemi sa më mirë, janë një ekip i madh.

Formacioni? E kam vendosur prej disa ditësh, por do të varen pozicionet e disa prej lojtarëve.

Situata e Arthur? Kam folur me të përpara se të largohej. Realiteti është që prej atëherë nuk kam biseduar më me të. Gjërat që di unë, i di dhe klubi, kam dashur që gjera që të shkojnë ndryshe, por tashmë nuk mund të bëhen hapa pas”, u shpreh Setien para ndeshjes ndaj Napolit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP