Setien: Neymar apo Lautaro? Më mirë të dy, Messin do e bindim të qëndrojë
Quique Setien nuk ka asnjë synim që të privohet nga Lionel Messi në merkaton e verës. Në një intervistë për “Canea Ser” ai u shpreh i bindur se argjentinasi do të qëndrojë te klubi blaugrana, ndërkohë që në lidhje me afrimet, la gjithçka të hapur.
“Do jetë Messi me mua sezonin e ardhshëm? Shpresoj që po. Do ta bindim që të qëndrojë me një projekt fitues.
Neymar? Mua më pëlqejnë të gjithë futbollistët e mëdhenj dhe Neymar është një prej tyre. Për të parë nëse spekulimet do të konkretizohen, duhet pritur si do jetë situata e klubeve pas kësaj emergjence. Neymar apo Lautaron? Unë i shoh shumë mirë së bashku.
Coutinho? Është një futbollistë i madh, por kemi edhe Rafinha (në huazim te Celta), Alena (te Betis) dhe futbollistë të rinj. Jo të gjithë mund të qëndrojnë. Ka ende shumë për të sqaruar. Nuk e dimë nëse Bayerni do aktivizojë të drejtën e blerjes së tij. /R.Lika-Koha Jone/