Setien: Nuk kam kohë për të humbur, dua kampionatin dhe Championsin

Trajneri i Barcelonës, Quique Setién, ka analizuar situatën e Barcelonës që nga periudha që ka marrë drejtimin. Strategu i njohur ështëshprehur i lumtur për aventurën e re, duke shfaqur dëshirën për rinovimin e kontratës.

“Ua them lojtarëve, e kam me nxitim, nuk kam shumë kohë për të humbur. Nëse mund të ishte e  mundur, dua ta fitojmë kampionatin dhe Championsin. Unë kam ëndërruar duke ecur me kupën në duar…

Kam nënshkruar për një vit e gjysmë me mundësinë e rinovimit edhe një vit një tjetër. Shpresoj ta përmbush deri në fund kontratën dhe të rinovoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të dëshiroja të shpallesha kampion duke luajtur, është e qartë. Por në realitet situata është ashtu siç është. Nuk e di nëse do t’ia vlente të jepej titulli sipas renditjes aktuale. Nuk do të ndihem kampion, ndonëse kemi dy pikë më shumë se Reali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është situatë shumë e vështirë për të gjithë. Dua që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ne të mund të dalim dhe të përqafohemi me njëri-tjetrin. Më të moshuarit po vuajnë shumë në këtë situate. Nëse do të luajmë, shkëlqyeshëm. Le të shohim nëse mund ta ruajmë atë avantazh”, deklaroi Setien.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?