Setien: Shyqyr që po kthehemi të luajmë, me Messin duhet të tregojmë kujdes!

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, së fundmi ka folur për gazetën “Marca”, duke analizuar periudhën para rifillimit të sezonit. Fillimisht ai u ndal te gjendja e Messit.

“Është mirë, pati një shqetësim të lehtë, por duhet të tregojmë kujdes. Nëse shkon më tej dhe ndalon së luajturi për dy javë, duhet të kemi parasysh katër ndeshje pa të.

Ka qenë një moment i vështirë, shyqyr që po kthehemi të luajmë përsëri. Kam biseduar me trajnerë të tjerë dhe e kemi parë situatën e ndërlikuar. Tani situata është më e qetë, perspektiva është e ndryshme.

Titulli? La Liga është e hapur. Unë nuk e di se kush favorizohet nga të luajturit me stadiumet bosh. Do të më pëlqente të luaja me publik.

Orari? Na përshtatet të luajmë para Real Madridit, unë e preferoj këtë. Ajo që nuk më duket e mirë është të luajturit në orën 22:00”, deklaroi Setien.

SHKARKO APP