Setien u jep 6 ditë pushim lojtarëve para duelit ndaj Napolit

Në prag të sfidës së kthimit të 1/8 me Napolin, Barcelona zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara se të shpërndajnë skuadrën. Quique Setien, në fakt, ka vendosur ti lejojë të tijve 6 ditë pushim, deri të martën 28 korrik, për tu rikarikuar e për të provuar të rrëmbejnë trofeun më prestigjioz.

Ndeshja e 8 gushtit është vendimtare për të ardhmen e Barcelonës e të Quique Setien. Pasi u rikuperua nga Real Madrid duke humbur la Liga, katalanasit nuk mund të dështojnë kundër skuadrës së Gattuso-s, për të shkuar në Final Eight të Lisbonës.

Për më tepër, kundër Napolit nuk do të jenë të skualifikuarit Busquets e Vidal, ndërsa Griezmann po punon për tu kthyer në dispozicion pas problemit muskulor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?