Sevija eliminon Junajtid, Beni Jeder lë jashtë Championsit Murinjon (VIDEO)

Sevija dhe Roma janë dy skuadrat e dyta çerekfinaliste në Champions League për sezonin 2017/18. Skuadra andaluziane mori një fitore të madhe 1-2 në ndeshjen e kthimit në “Old Traford”, duke nxjerrë nga kompeticioni ekipin e Murinjos. Strategu portugez e nisi ndeshjen me zgjedhje të çuditshme duke lënë në stol Pogbanë dhe duke aktivizuar Fellainin. Në pjesën e parë Sevija ishte superiore në mbajtjen e topit,  teksa pati një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh me Muriel.

Në fundin e pjesës së parë, Fellaini vendoset përballë portierit serxhio Riko, por ky i fundit arrin që ta devijojë topin në goditje nga këndi. Në pjesën e dytë Junajtid e nis më mirë duke qenë shumë pranë golit të avantazhit me Lukakun dhe Rashford që janë dy futbollistët më të rrezikshëm. Në momentin më të mirë të vendasve, do të ishte skuadra spanjolle që do të vendoste heshtjen në “Old Traford. Beni Jeder ishte karta fituese e trajnerit Montela, teksa e aktivizoi në minutën e 72-të në vend të Muriel. Në prekjen e dytë të topit, ai e dërgoi në fundin e rrjetës duke mposhtur portierin De Gea. Pas katër minutash është sërish sulmuesi i Sevijas, i cili ka shënuar edhe golin e dytë me një goditje me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit De Gea, i cili nuk mundi që ta nxirrte topin nga kuadrati me gjithë përpjekjet e tij.

Në minutën e 84-të Romelu Lukaku shkurton diferencën, pasi u harrua në zonë nga mbrojtësit e ekipit spanjoll. “Djajtë e Kuq” u zgjuan pas këtij goli teksa Marsial dhe Rashford kishin dy mundësi mjaft të mira për të gjetur golin e barazimit. Në minutën e parë shtesë Beni Jeder u vendos përballë portieri De Gea, por gardiani spanjoll e priti topin me këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?