Sevilla dhe Barcelona bëjnë “paqe” në Sanchez-Pizhuan (VIDEO)
Sevilla dhe Barcelona nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në super duelin mes tyre. Në “Sanchez Pizhuan” vendasit do të zhbllokonin rezultatin në minutën e 32-të me një goditje brenda zonës duke e dërguar topin në cepin e portës.
Në fundin e fraksionit të parë, Ronald Araujo do të gjente golin e barazimit me një goditje me kokë pas një goditje nga këndi. Jules Kounde do të ndëshkonte Sevillan në minutën e 64-t duke e lënë me një futbollist më pak për thuajse 30 minuta.
Me këtë barazim Sevilla ngjitet në kuotën e 38 pikë, 5 më pak se Reali, ndërkohë që Barcelona mbetet në vendin e 7-të me vetëm 28 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

