Sevilla fiton dhe zhyt në krizë Atleticon, shkon -5 nga Reali (VIDEO)

Atletico Madrid nuk di të fitojë më në La Liga, teksa ka pësuar humbjen e tretë radhazi në La Liga. Skuadra e Simeones u mund 2-1, dhe konfirmohet si skuadra anti-Real për titullin kampion.

Ivan Rakitic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 7-të me një super gol.  Mesfushori kroat lëshoi një goditje spektakolare nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Oblak.

Reagimi i Atleticos do të vinte në minutën e 33-të, teksa pas zhvillimeve nga një goditje këndi, Felipe arrin që të shënojë me kokë. Skuadra e Simeones tentoi më shumë golin e avantazhit, por në fundin e takimit pësoi golin e humbjes nga Ocampos vetëm dy minuta nga fundi. Sevilla ngjitet në kuotën e 37 pikëve, 5 më pak se Reali kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?