Sevilla fiton në “frymën e fundit” ndaj Osasunës, En-Nesyri shmang turpërimin (VIDEO)
Sevilla vuan jo pak për të marrë 3 pikët e radhës në kampionat kundër Osasunës. 3-2 do të ishte rezultati përfundimtar i duelit që do të dhuronte shumë emocione.
Në pjesën e parë, En-Nesyri dhe Ocampos i dhuruan avantazhin e dyfishtë Sevillas, ndërkohë që në fillimin e të dytës, Osasuna mbeti dhe më një lojtarë më pak në fushë pas ndëshkimit të Herreras me karton të kuq.
Gjithsesi ata gjetën forcat për të shënuar dy goa për 10 minuta me Aridane dhe Roberto Torres. Në fundin e kohës shtesë, Youssef En-Nesyri shënoi edhe golin e fitores duke shmangur turpërimin e ekipit të tij. Sevilla mban vendin e tretë me 46 pikë, 7 më pak se Reali. /R.Lika-Koha Jone/