Sevilla mposht Sociedadin dhe ”merr frymë”, Youssef En-Nesyri është njeriu i sfidës
La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 27-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 14:00, aty ku Sevilla fitoi 3-2 me Real Sociedadin. Në mbrëmje Valencia pret në “Mestalla” Realin e Madridit.
Në “Ramon Sanchez Pizjuan”, Sevilla fitoi 3-2 kundër Real Sociedad. Miqtë baskë kishin bërë rotacion në ekip, kjo për shkak se presin më 5 mars PSG për ndeshjen e kthimit të 1/8 në Champions League, me francezët që janë në avantazh 2-0 nga ndeshja e parë.
Sevilla shënoi dy gola të shpejtë me En Nesyri në minutat 11-të dhe 13-të, para se Andre Silva me penallti të shkurtonte shifrat në fundin e pjesës së parë dhe t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1. Në fraksonin e dytë ishte Sergio Ramos që shënoi 3-1 për Sevillan, teksa goli i Mendez në 90+2′ shërbeu sa për statistika.