Sezon i rëndësishëm “prove” për Asllanin, në dyshim ardhmja tek Interi
Kristjan Asllani rinovoi me Inter para disa muajsh deri në 30 Qershor të 2028, por kjo nuk është garanci për të ardhmen. Paraqitjet në ndeshjet e fundit sipas mediave italiane kanë rikthyer diskutimin për largimin e tij.
“Corriere dello Sport” shkruan se Asllani nuk po arrin të shkëlqejë kur i jepet mundësia dhe pjesa e dytë e sezonit do të jetë një provë e fortë për të.
Këtë sezon 22-vjeçari është aktivizuar në 15 takime në të gjithë aktivitetet dhe vetëm në 3 raste si titullar. I parë si zëvendësuesi i Hakan Çalhanoglu, gjen më së shumti hapësirë kur dëmtohet mesfushori turk.
Në dyshim është vendosur edhe Davide Frattesi, i cili pritet të largohet verën e ardhshme. Për Kristjan Asllanin në mediat italiane është përmendur një interesim nga Bologna.