Sezoni i “artë” për Thomas Strakoshën, portieri i tretë më i mirë në Europë
Babai i tij Foto duhet të jetë shumë krenarë. Çdo ditë që kalon, djali i tij Thomas bëhet edhe më i madh, duke arritur deri atje sa të errësojë mitin e tij. Foto në Shqipëri nuk është një personazh i zakonshëm. Ai ka qenë kapiten i Kombëtares shqiptare në vitet ’90, dhe vazhdon të jetë një ikonë e futbollit në vendin e shqiponjave. Thomas, për katër vjet si portier i Lazios ka arritur që të fitojë tri trofe, duke arritur në nivelin e Fotos vetëm në moshën 25 vjeç.
Vlerësimi i fundit me të cilën mund të mburret lojtari i Lazios është fakti se ai është portieri i tretë më i mirë në Europë këtë sezon. Renditja hartohet jo në bazë të numrit të golave të pësuar apo të pritjeve efektive, por në bazë të përqindjeve të pritjeve
Strakosha neutralizoi 77.88% të goditjeve të marra gjatë këtij sezoni. Në pesë ligat kryesore evropiane, vetëm portieri i Liverpoolit, Alisson (80.36%) dhe ai i Reims, Rajkovic (79.07%) kanë statistika më të mira se ai. Portieri i Lazios ka pësuar 23 gola në 26 ndeshje në Seria A, duke qenë mbrojtja më e mirë. Merita nuk mund të jetë vetëm e tij, por edhe e prapavijës bardhkaltër.
Podiumi evropian si portieri tretë më i mirë këtë sezon i shtohet arritjeve të portierit shqiptar. Deri më tani ai ka fituar Superkupën e Italisë në vitin 2017, Kupën e Italisë në 2019 dhe sërish Superkupën dhjetorin e vitit të kaluar. /Rozalb Lika-Koha Jone/