Sfida e Vllaznisë ndaj Universitatea Craiovës, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen

Vllaznia do të përballet sonte në mbrëmje në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen e parë të turit të dytë në Ligën e Konferencës ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës.

Së fundmi klubi shkodran me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” u ka bërë me dije tifozëve kuqeblu se këtë ndeshje mund ta ndjekin drejtpërdrejt në kanalin “RTSH 1”.

Deri në këtë moment asnjë kanal shqiptar nuk kishte të drejtën e transmetimit, teksa klubi shkodran ka shitur të drejtën TV te një prej platformave të njohura në Rumani.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?