Sfida fantastike ndaj Cagliarit, Strakosha merr vlerësimin e radhës

Lacio mori një fitore spektakolare me përmbysje 2-1 në transfertë ndaj Cagiarit. Një nga futbollistët më të mirë në fushë ishte padyshim Thomas Strakosha, i cili kishte meritën e madhe që mbajti në lojë ekipin e tij me disa ndërhyrje vendimtare kur rezultati ishte 1-0 për vendasit.

Ai është zgjedhur si portieri më i mirë i javës së 16-të, për javën që lamë pas. Tifozët votuan dhe faqja zyrtare e Serisë A, ka vlerësuar portierin shqiptar pozitivisht.

Strakosha është një lojtarët më të rëndësoshëm të Lacios, që po bën një sezon fantastik, duke u renditur ne vendin e tretë të Serisë A.

SHKARKO APP