Sfida jo e pamundur e Suarez, mund të zbresë në fushë ndaj Napolit
Për Luis Suarez, kriza e koronavirusit ka hapur një derë që disa javë më parë ishte krejtësisht e paimagjinueshme: të ndihmonte skuadrën që të kalojë raundin e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve kundër Napolit.
Sulmuesi uruguaian, i cili po punon që të rikuperohet nga shtëpia e tij nga sot nën mbikëqyrjen e një mjeku, po avancon mjaft mirë nga dëmtimi në meniskun e gjurit të djathtë.
Parashikimi fillestar i vendosur nga mjekët ishte katër muaj, por lajmet më të fundit tregojnë për një përparim me dy deri në tre javë për kthimin e tij, ndaj me shumë mundësi mund të jetë në dispozicion në fund të prillit.
Kjo do të thotë se në La Liga, uruguaiani mund të jetë i disponueshëm ndaj Atlético Madrid në “Camp Nou”, ndeshje që mund të luhet në fundjavën e 25/26 prillit. Nëse lajmi konfirmohet, Suárez do të humbiste vetëm tre ndeshje më shumë para se të rikthehet, ndaj Sevillad, Athletic Bilbao dhe Celta Vigos. /R.Lika-Koha Jone/