Sfida Laçi-Teuta, skuadra kurbinase zhbllokon rezultatin në minutën e 44-tër
Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Laçit, startoi sfida Laçi-Teuta, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorisë Superiore.
Në këtë takim skuadra kurbinase kërkon vazhdimësinë pas dy fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa skuadra durrsake kërkon fitoren pas barazimit me Kastriotin në javën e kaluar, por edhe për të ruajtur hapin e kryesuesve të Tiranës.
Në minutën 44, shënon ekipi i Laçit. Skuadra kurbinase zhbllokon rezultatin falë një goditje dënimi nga Mentoer Mazrekaj ku me një gjuajtje-kros topi përfundon në fundin e rrjetës pa u devijuar nga asnjë futbollist.
KOHA JONË SONDAZH

