Sfida me Bjellorusinë do të gjykohet nga një arbitër suedez
Një suedez do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve më 4 shtator ndaj Bjellorusisë. Bëhet fjalë për Kristoffer Karlsson, i cili ka marrë stemën e FIFA-s që prej vitit 2018, ndërsa ka arbitruar në total në Suedi 203 ndeshje.
Për sa i përket ndeshjeve në kompeticionet e futbollit europian, ai ka dhënë drejtësinë në 10 takime. Suedezi nuk karakterizohet si gjyqtar i rreptë dhe i ashpër pasi ka akorduar në 260 takime në karrierë 896 kartonë të verdhë (mesatarisht 3.4 kartonë të verdhë për ndeshje) dhe 21 herë kartonin e kuq.