Sfida me Gjibraltarin, një tjetër lojtar i dëmtuar braktis ekipin kuqezi

Ekipi kuqezi vijon përgatitjet për ndeshjet e shtatorit. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi.

Kastrati, i cili ka një dëmtim në gju, është paraqitur në grumbullim, ku i është nënshtruar analizave dhe vizitave nga stafi mjekësor, që ka konkluduar se futbollisti nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.

Sa i përket grupit, kanë mbërritur gjatë ditës Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi, të cilët janë stërvitur rregullisht me skuadrën. Seanca stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë. Ditën e nesërme (e mërkurë) në ora 17:00 do të jetë konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që në ora 18:00 do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në ora 18:00. Më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?