Sfida me Manchester Siti? Trajneri Enrique: Barça, e fokusuar tek Malaga

Barcelona luan sot ndaj Getafes dhe mund të parakalojë Real Madrid, që përballet nesër në fushë të Elche, pasi diferenca është vetëm një pikë, pas javës së 23-të në la Liga. Në mesjavë katalanasit kanë edhe ndeshjen e Champions, por Luis Enriques thekson se vëmendja është e gjitha te Malaga.  – “Malaga pati një meritë të madhe në ndeshjen e fazës së parë, sepse në ndali në një barazim pa gola. Që nga ajo kohë jemi përmirësuar shumë, por unë mendoj se përballë tyre sërish nuk do ta kemi të lehtë. Messi është shprehur që ekipi ka ndryshuar sjellje fill pas humbjes që pësuam në Anoeta? Ai është mendimi i tij dhe unë e respektoj, gjithsesi opinioni im është se edhe pas humbjes në San Sebastian nuk ka ndryshuar asgjë në skuadër. Ekipi ka vazhduar me procesin e rritjes që e ka zanafillën që në fillim të sezonit. Manchester City? Kemi ende kohë për të menduar për Champions. Aktualisht vëmendja jonë është e gjitha te Malaga,” – theksoi Enriques.  Barcelona, sipas tij, mund  t’i fitojë të gjithë kompeticionet ku merr pjesë. – “Unë dua t’i fitoj të gjithë trofetë të mundshëm. Të shohim nëse do të fitojmë ndonjë. Jemi në rrugën e duhur por kemi ende shumë punë për të bërë. Rivalët janë po aq të fortë sa edhe ne, dhe nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë.”

La Liga

Java e 24-ët – Të premten

Swiss Digital Desktop Reklama

Getafe –  Espanyol

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shtunën 

16:00 Barcelona  –  Malaga

18:00 Cordoba – Valencia

20:00 Atletico M. – Almeria

22:00 D. La Coruna – Celta Vigo

Të djelën 

12:00 Real S. –  Sevilla

17:00 Athletic B.  – Rayo V.

19:00 Vilarreal – Eibar

21:00 Elche – Real M.

Të hënën

20:45 Levante -Granada

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?