Sfida ndaj Joshua, Ruiz zbulon dietën strikte për të rënë nga pesha
Andy Ruiz Jr është në rrugën e duhur për të qënë gati për sfidën e ardhshme kundër Anthony Joshua.
Boksieri meksikan u bë i njohur pikërisht pas duelit të fituar përballë Joshua, por pesha e tij trupore tërhoqi dhe më shumë vëmendjen e tifozëve të ringut.
Por, përpara sfidës së programuar për në muajin dhjetor në Arabinë Saudite, 30 vjeçari ka bërë që tifozët të flasin sërish për të, këtë herë për shkak të humbjes drastike në peshë.
Rreth këtij përparimi ka folur trajneri personal për dietën e Ruiz Jr, Zoha Matin, i cili ka zbuluar formulën që po ndjek 30 vjeçari për të rënë në peshë dhe për të qënë sa më në formë për sfidën e radhës.
“Pesha e Andit po bie. Ai po punon vërtet shumë në palestër, gjë që është një faktor. Dieta e tij? Peshk, salmon dhe makarona në ditën e pushimit. Një herë në një kohë kemi pasur një ditë të mbushur me shumë ushqime, por asgjë e çmendur,” tha Matin.
Ndërkohë, Ruiz Jr premtoi se do të jetë më i shkathët në parket dhe njëkohësisht më i zhdërvjellët.
“Do të jem më i shpejtë, me grushtat dhe më i shpejtë me këmbët e mia. Dhjetë paund në ditë për t’i shpenzuar për dietë nuk janë shumë. Unë mendoj se ai do të përpiqet të fitojë me shumë pikë dhe puna ime është të pres në ring dhe të bëjmë atë që ne kemi bërë edhe në ndeshjen e kaluar. Kjo është pikërisht ajo që ne jemi, çka e kemi praktikuar edhe në stërvitjen në palestër” përfundoi Ruiz Jr.
Dueli mes Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua do të mbahet në Diriyah të Arabisë Saudite të shtunën e 7 dhjetorit.