Sfida Teuta-Skënderbeu, durrsakët shënojnë dy herë në portën e kundërshtarit

Në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Kamzës, nisi sfida Teuta-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 9 në Kategorinë Superiore.

47′ GOOOL TEUTA 2-1! Teuta ka përmbysur gjithçka, Lorenco Vila realizon një tjetër supergol ku portieri Rexhepi nuk ka mundur dot të bëjë asgjë.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 1 minutë shtesë!

36′ GOOOL TEUTA 1-1! Rikthehet baraspesha në Kamëz, Lorenco Vila realizon një supergol me një aksion model të tij.

28′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje nga prapa ndaj Emiliano Vilës.

20′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1! Befasi në mbrojtjen durrsake teksa Mensah ka goditur mjaft mirë me kokë atë top të krosuar në zonë për të kaluar në avantazh, skuadrën korçare.

12′ Skënderbeu pranë golit ku rrezikshëm sulmojnë teksa ishin pranë golit me një aksion fanstastik, por asistenti ka ngritur flamurin për pozicion jashtë lojë.

4′ Vangjel Zguro merr ndihmën e stafit mjekësor pas një përplasjeje, por pa probleme për të dhe rifutet në fushën e lojës.

1′ Starton sfida!

SHKARKO APP