Sfidat e Argjentinës ndaj Uruguait dhe Brazilit, PSG jep dritën jeshile për Messin

PSG ka dhënë dritën jeshile për Lionel Messin që të grumbullohet nga Argjentina për ndeshjet ndaj Uruguait dhe Brazilit. “Pleshti” mungoi në duelin ndaj Leipzig, ndërkohë që të premten u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë ndaj Lille. Sulmuesi argjentinas po vuan nga një shqetësim i vogël në gju, që vjen që nga ndeshja kundër Venezuelës.

Leonardo, drejtor sportiv i skuadrës parisiene, më parë është ankuar se Messi në këto muaj ka kaluar më shumë kohë me Kombëtaren sesa me klubin e tij, diçka që bëri bujë në Argjentinë.

Edhe dy futbollistë tjerë të parisienëve, Di Maria dhe Paredes janë thirrur gjithashtu, teksa habit ftesa për të dytin, i cili ka pasur probleme fizike dhe nuk ka qenë i gatshëm as te PSG. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?