Sfidat me Andorrën dhe Anglinë, ja 4 lojtarët që po bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinhon

Kombëtarja shqiptare po i afrohet dy sfidave të fundit të vitit, ndaj Andorrës dhe Anglisë, me disa nga lojtarët kryesorë që vijnë me pak minuta në këmbë.

Elseid Hysaj nuk ka luajtur asnjë minutë që prej miqësores Shqipëri–Jordani, duke mbetur jashtë planeve të trajnerit të Lazios. Në mesfushë, Kristjan Asllani ka pasur vetëm 12 minuta aktivizim në dy ndeshjet e fundit të Torinos, çka ngre pikëpyetje për formën e tij.

Në repartin ofensiv, Armando Broja ka luajtur vetëm 15 minuta për Burnley që prej muajit të kaluar, ndërsa situata e Nedim Bajramit është edhe më e ndërlikuar: fantazisti kuqezi është përjashtuar nga ekipi i parë i Rangers dhe nuk do të luajë më derisa të gjejë një skuadër të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto mungesa në formë dhe ritëm loje pritet të jenë një sfidë për trajnerin Sylvinho, i cili duhet të balancojë përvojën me gjendjen aktuale të lojtarëve në prag të dy takimeve vendimtare të kualifikueseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ka lajme shumë pozitive nga Medon Berisha që shënoi një gol fantastik në fundjavë, ndërkohë që edhe Arbër Hoxha po shkëlqen në Kroaci, pasi së fundmi shënoi një “perlë” të vërtet nga distanca.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?