Sha’Carri Richardson, superylli në qiellin amerikan të yjeve, që shkëlqyen në “Paris 2024”
Albert Vataj
Ylli i pistës së Team USA, me talentin e veçantë erdhi në “Paris 2024”, për të rigjetur veten, për të ribërë imazhin dhe për t’u ndarë nga e kaluara ku u “rrëzua” tre vite pasi humbi Lojërat e shtyra në Tokio, për shkak të pezullimit të marihuanës. Për të ishte e vështirë të binte, por më e rëndësishme mbeti mënyra se si ajo u ngrit, për të sfiduar dhe ikur nga Lojërat Olimpike si rekordmene dhe me dy medalje.
Sha’Carri Richardson nuk ishte më e mira e të gjithëve, por më e veçanta nga të gjitha, në krejt këtë megaspektakël supersfidash olimpike të “Parisit 2024”, ku forca e pasionit dhe energjia e përkushtimit i dhanë botës, jo vetëm një mrekulli të vullnetit por edhe shumë emocione, përjetime eterne dhe rekorde.
Richardson është vetëm 24 vjeçe, më atipikja nga të gjitha atletet që garuan në “Paris 2024”. Më shumë se një rekordmene olimpike e 100 metrave, ajo është superylli i medias. Rrjetet sociale e kanë shndërruar atë në një fenomen. Një makineri e gjallë vrapimi. Një stuhi njerëzore që vrapon për të mos e ndalur asgjë vetëm finishi.
Karakteri impulsiv dhe imponues, tregojnë edhe në atletikë një tipar superfuqie amerikane, edhe pse ajo e ka në nënlëkurë epërsinë dhe guximin, për të sfiduar dhe për të fituar. Ajo solli edhe në “Paris 2024” një gjestikulacion dhe një shprehi unike dhe sfiduese, përmes së cilës do t’u thotë atyre që e shohin: Unë jam vetë fitorja!.
Thonjtë e gjatë, tatuazhet, loja me imazhin dhe spektakolarja e përformimit, vetësiguria dhe forca fizike, kanë bërë që ajo të dallojë nga gjithë të tjerat dhe të grish një interesim të përbindshmë në rrjetet sociale ku imazhi; në garim, në sprint dhe në finish është një stampë logoje.
Më 22 qershor 2024, Richardson mbrojti titullin e saj si kampione kombëtare e SHBA-së në garën e 100 metrave në sprint, duke fituar finalen e 100 metrave për femra në 10.71 sekonda (WL), duke u kualifikuar për Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris, Franca, ku fitoi medaljen e argjendtë në 100 metra dhe të artën në stafetën 4×100.
Richardson për festën e saj pas një prej garave është shprehur se: “Unë e di se puna e vështirë që kam bërë, jo vetëm fizikisht në pistë, por edhe mendërisht dhe emocionalisht për t’u bërë një vajzë e re e pjekur që jam sot dhe në të cilën do të rritem ishte e plotë. Një moment surreal që unë të përqafoj dhe të jem në gjendje t’i tregoj botës edhe në pistë.”
“Gjithçka që kam hedhur pas krahëve është gjithçka që kam kaluar për të qenë në këtë moment tani,” tha Richardson. “Nuk ka asgjë që kam kaluar që nuk më ka krijuar të ulem këtu përballë jush për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.”
“Në tre vitet e fundit, unë kam rritur një kuptim më të mirë për veten time, një respekt dhe vlerësim më të thellë për dhuratën time që kam në sport, si dhe përgjegjësinë time ndaj njerëzve që besojnë dhe më mbështesin,” tha Richardson . . “Ndjehem sikur të gjithë ata komponentë më kanë ndihmuar të rritem dhe do të vazhdojnë të më ndihmojnë të rritem në zonjën e re që kam qenë hyjnore dhe nga Zoti jam bekuar të jem”.
Richardson u bë i famshëm në vitin 2019 si student i vitit të parë në Universitetin Shtetëror të Luizianës, duke vrapuar 10.75 sekonda për të thyer rekordin kolegjial të 100 m në Kampionatin e NCAA Division I. Kjo kohë fituese e bëri atë një nga dhjetë femrat më të shpejta në histori në moshën 19-vjeçare.