Shahu ‘Go, kompjuteri mposht lojtarin më të mirë të botës
Programi kompjuterik “AlphaGo” ka triumfuar përsëri mbi lojtarët më të mirë në botë të shahut go.
Programi i inteligjencës artificiale mundi lojtarin më të mirë në botë të këtij sporti, 19-vjeçar kinez Ke Jie të shtunën, me rezultatin 3-0.
Ke hoqi dorë në mes të lojës në ndeshjen finale pas një beteje prej tre orësh e gjysmë.
“AlphaGo” ka mposhtur më parë kampionët e Evropës dhe të Koresë së Jugut, duke krijuar befasi, pasi mendohej që do të duhej së paku një dekadë para se kompjuterat të arrinin ta përvetësonin këtë lojë.
Themeluesi i “DeepMind Technology”, sistemit që operon “AlphaGo”-në, thotë se kjo do të jetë ndeshja e fundit për sistemin e përparuar kompjuterik./CRI
KOHA JONË SONDAZH


