Shakhtar kthehet në “makth” për Interin, Ajax mund me lehtësi Besiktasin (VIDEO)

Interi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola kundër Shakhtar Donesk. Ndeshja e luajtur në Ukrainë, u dominua për pjesën më të madhe të duelit nga skuadra e De Zerbit. Një futboll i bukur prej tyre, por në pjesën e parë Dzeko shpërpdroi një mundësi të artë me portën e boshatisur.

Barella u ndal nga shtylla pas një goditje nga distanca. Interi kishte një mundësi edhe në të dytën me Lautaron pas një gabimi në mbrojtje të ukrainasve. Në pjesën e dytë Shakhtar dominoi në mbajtjen e topit, por Pedrinho dhe Solomon nuk kishin saktësinë e duhur.

Ajax fitoi me lehtësi 2-0 ndaj Besiktasit. Berhuis dhe Haller në pjesën e parë i dhanë suksesin e dytë në grup ekipit holandez që udhëheq me 6 pikë për momentin. /R.Lika-Koha Jone/


SHKARKO APP