Shakohoxha nuk dorëzohet: Do vazhdoj betejën ligjore, gjykatat ka folur dhe do të flasin sërish!
Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka reaguar pas zhvillimit të Asamblesë të FSHF e cila rizgjodhi Armand Dukën president të saj.
“Siç e kam deklaruar edhe dje, unë do të vazhdoj betejën ligjore. Besoj shumë që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t’i duket me vlerë sot por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë.
Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standard si në 2 rastet e mëparshme. Në fund, drejtësia do vendoset dhe futbolli do flasë me votat e anëtarëve të familjes tonë”, tha Shakohoxha në reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

