Shantazhi ndaj Valbuena, çështja me Benzema-n shkon në gjyq
Karim Benzema po zhvillon një tjetër sezon mjaft të mirë me fanellën e Realit të Madridit, por nga Franca nuk ka aspak lajme të mira për të.
Kjo pasi mediat franceze raportojnë se sulmuesi 32-vjeçar pritet të shkojë për gjykim për çështjen Valbuena, pasi dyshohet se ka nxitur ish shokun e tij në Kombëtaren Franceze, të paguajë një bandë që e shantazhonte me publikimin e disa videove.
Bëhet fjalë për një ngjarje të hershme, ku një mik fëmijërie i Benzema, kërcënoi futbollistin Matheu Valbuena se do të publikonte një video seksuale në tij, nëse nuk do të merrte një shifër të caktuar parash.
Sipas hetimeve, edhe Benzema ka këshilluar Valbuenën që të paguajë paratë për të shpëtuar nga shantazhi i bandës, ndërsa për këtë shkak sulmuesi nuk grumbullohet më në kombëtaren franceze që prej vitit 2015.