Shaqiri ndjek ëndrrën amerikane, ja cila do të jetë skuadra e re
Xherdan Shaqiri ka zgjedhur Amerikën si destinacionin për të vijuar karrierën e tij. Sulmuesi me origjinë shqiptare nuk arriti të përshtatej te Lyon dhe për këtë arsye kërkon një tjetër eksperiencë.
Shaqiri ka kryer vizitat mjekësore me sukses dhe pritet vetëm zyrtarizimi me skuadrën e Chicago Fire. Sipas mediave franceze, transferimi i 31-vjeçarit do t’i kushtojë klubit 7 milionë euro.
Për Xherdanin kishte interesim të madh edhe nga Lazio, por ai vendosi që të vijonte karrierën në MLS.
KOHA JONË SONDAZH

