Sharapova i jep lamtumirën tenisit në moshën 32-vjeçare: Jam e re, më falni!
5 herë fituesja e “Gramd Slam”, Maria Sharapova ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga tenisi në moshën 32-vjeçare. Ish-numri një i tenisit botëror fitoi Wimbledon në 2004 kur ishte vetëm 17 vjeç, kohët e fundit kishte shfaqur probleme në shpatull duke zbritur në vendin e 373 në renditje.
“Jam e re, ndaj më falni, duhet të ju them mirupafshim. Kam dhënë jetën për tenisin, tenisi më ka dhënë jetë. Do më mungojë çdo ditë. Pas 28 vitesh dhe 5 Grand Slam-ve, jam gati për të ngjitur një tjetër mal, për të luftuar në një tjetër terren”, ka thënë Sharapova në mesazhin e saj. /R.Lika-Koha Jone/