Shehi: Egnatia i ka vendosur të gjithë në vështirësi, ndërrimi i trajnerit të tyre na bën konfuz!

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur në një konferencë për shtyp përpara mediave në prag të ndeshjes ndaj Egnatias. Trajneri i bardhebluve ka theksuar se skuadra e tij synon që të rikthehet tek fitorja në kampionat.

“Përballemi me një skuadër që ka elementë cilësorë brenda saj. Skuadër që ka vendosur në vështirësi çdo ekip, dhe po ta shihni ka shumë pak humbje, ecuri pozitive. Ndërrimi i trajnerit neve na bën konfuz sepse nuk e dimë sesi ata do të vendosen. Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje e vështirë.

Janë dy ndeshje që jemi të pakënaqur për shkak të pikëve që kemi marrë. Kemi marrë 5 fitore radhazi tani në dy sfida kemi 1 pikë. Do të përqendrohem dhe të vlerësojmë kundërshtarin. Kemi mungesën e Xhixhës dhe të Përgjonit që na penalizon, është rikthyer Behiratçe. Grupi është i plotë, skuadrën e kam parë gjatë gjithë javës të mobilizuar për të bërë kthesën dhe për tu rikthyer te fitorja. Nuk mendoj vetëm diferencën me Kukësin, shumë skuadra të tjera kanë rikuperuar pikë dhe janë pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë luajtur 10 ndeshje dhe na presin e 26 të tjera. Pas një fillimi jo të mirë, pas javës së të tretë kemi qenë dominues dhe kemi pasur distancë pikësh, por në kampionat këto gjera janë normale. E dimë që rruga është e gjatë, por na duhet përqendrimi. Ne do të donim që çdo ndeshje të merrnim maksimumin, kur merr maksimumin distanca është më se normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në futboll ndodhin gjëra të tilla, ndeshja me ndeshjen nuk ngjason, ka episode të ndryshme. Me Kukësin ishim pak më mirë se me Skënderbeun, edhe për shkak të kundërshtarit sepse Skënderbeu lë shumë pak hapësira dhe përqendrohet më shumë tek faza difensive. Me Kukësin e kemi humbur ndeshjen prej episodeve, ndërsa me Skënderbeun asnjë nga të dyja nuk kishte raste të pastra shënimi për të shkuar te fitorja”, theksoi Shehi.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?