Shehi gati të pranojë shkarkimin: Po ikën Mourinho, e jo më unë!

Humbja kundër Laçit mund të jetë një moment vendimtar për Kukësin, që tashmë e sheh veten gjithmonë e më larg titullit. Pas ndeshjes trajneri Orges Shehi, e ka pranuar se mund të shkarkohet në të ardhmen, duke e cilësuar si një fenomen norma.

“Ishte një ndeshje e vështirë, vuajtëm presionin e renditjes. Gjatë lojës nuk ishim mirë, aty ku kemi qenë. Edhe pse pësuam gol, u munduam të hyjmë në lojë. Me pësimin e golit të dytë u shpërfytyruam komplet. Do të dëshironim të bënim performancë të mirë dhe të dilnim me pikë. Nuk duam të merremi te matematika, duam të fokusohemi te ndeshja e Kupës.

Skemat? Dy qendërmbrojtësit tonë u vunë në presion nga shpejtësia dhe topi i dytë i Grecës. Mund t’i zgjidhnim më mirë. Luajtëm mirë deri sa pësuam golin e dytë. Prisja që lojtarët me eksperiencë të reagonin. Pjesën e dytë e nisëm mirë, golat na bëmë ta humbnim toruan. Me skemën u përshtatëm shumë mirë me Partizanin. U vumë në vështirësi vetëm nga topi i gjatë i kundërshtarit. Nuk fituam asnjë top të dytë si në sulm dhe në mbrojtje.

E ardhmja? Strategjia ime do të jetë që të rikthehemi të bëjmë ato lojëra që kemi bërë. Për sa i përket të ardhmes, nuk kam asnjë problem. Po ikën Mourinho, jo më Shehi. Nuk do të kushtëzohet e ardhmja ime. Unë mendoj se kemi skuadër cilësore. Nuk dua të merrem fare me gjyqtarët”, deklaroi strategu i Kukësit pas ndeshjes.

SHKARKO APP